Deputeti Haxhi Shala e godet Arbana Xharren, “U pa se kush ishte prapa perdeve të PDK-së “

16:45 | 9 Maj 2017

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala ka reaguar ndaj aderimit të Arbana Xharrës në PDK.

Ai në facebook ka postuar një status të ish-kryeredaktores së Zërit, e cila gjatë një takimi të Shalës me Grabovcin, e kishte cilësuar si politikë prapa perdeve.

E sipas Shalës, sot publiku e kuptoi se kush në të vërtetë ishte prapa perdeve.

“Një fotografi që qarkulloi në medie ku shihemi unë me Jakup Krasniqin dhe Adem Grabovcin duke pirë kafe në hollin e hotelit ku isha i vendosur, Arbana Xharra e shpalli si “Politikë Prapa Perdeve”! E sot publiku pati rastin të shoh, me zë dhe figurë, se kush në të vëtetë paska qenë “Prapa Perdeve” duke biseduar për t’u bërë pjesë e atyre për të cilët nuk ka lënë gjë pa thënë!”, ka shkruar Shala në facebook.

Arbana Xharra sot në një konferencë bashkë me Kadri Veselin, u zyrtarizua si anëtare e PDK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara