Deputetët nuk e fusin në rend dite Komisioni hetimor për depërtimin e shtetasve turq

15:52 | 16 Prill 2018

Kuvendi i Kosovës e ka hedhur në votim menjëherë pas pauzës çështjen e futjes në rend dite të formimit të Komisionit hetimor për hetimin e depërtimit të shtetasve turq, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo, me vetëm 58 vota për, 1 abstenim dhe asnjë kundër kjo nuk ka arritur të kaloj as për herë të tretë të votimit.

Kryesuesi i seancës Xhavit Haliti ka thënë se nuk e kthen prapë në votim njëherë për njëherë këtë Komision pasi siç tha, ka mungesë kuorumi./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale