Deputetët fillojnë të kthehen në Kuvend

12:31 | 21 Mars 2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të kthehen në vendet e tyre pas hedhjes së gazit lotsjellëse, raporton arbresh.info.

Në kuvend janë parë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu në Kuvend ka arritur edhe shefja e zyrës së Bashkimit Evropian, Nataly  Apostolova dhe ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie

Po ashtu nuk dihet se kur do të fillon vazhdimi i seancës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara