Deputetët e VV tallen me padinë e Shpend Ahmetit

14:04 | 12 Shkurt 2019

Padia e kreut të PSD-së, Shpend Ahmeti ndaj Lëvizjes Vetëvendosje i ka bërë të qeshin deputetët e kësaj të fundit duke mos pasur përgjigje rreth saj, shkruan arbresh.info.

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka ngritur padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dukë thënë se janë bërë shpifje në emër të tij, për çështjen e tenderit të qumështit për shujtat e nxënësve.

E pyetur për këtë padi, deputetja Alublena Haxhiu nuk ka dashur të përgjigjet duke u tallur me padinë e Ahmetit.

Ajo ka thënë se nuk flet për Shpend Ahmetin dhe një padi që e ka bërë pa pritur vendimin e gjykatës për padinë që i ka bërë Vetëvendosje Ahmetit.

Po ashtu, edhe deputeti Galuk Konjufca e Fitore Pacolli nuk kanë dashur të komentojnë këtë lajm.

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti sot ka dorëzuar padinë kundër Lëvizjes Vetëvendosje për shpifje.

“Sot ushtrova padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje që kanë bërë që ka të bëjë me qumështin në shkollat e Prishtinës. Këtë padi e kam bërë për shkak të shpifjeve të tyre”, ka thënë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara