Deputetët e PSD-së në takim me Apostolovan, flasin për pagat dhe dialogun

13:51 | 24 Janar 2019

Deputetët e Partisë Socialdemokrate kanë takuar sot ambasadoren Natalia Apostolova dhe përfaqësuesit e BE-së në Kosovë.

Deputeti Dardan Sejdiu në një postim në Facebook ka bërë të ditur se me ndërkombëtarët diskutuan edhe për ligjin për pagat dhe dialogun me Serbinë.

Postimi i plotë:

Me Shqipen e Visarin, në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së, takuam Ambasadoren Apostolova dhe përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Kosovë.

Përveç asistencës së BE-së në Kosovë e cila këtë vit do të përqendrohet në arsim, reformë të administratës, energji (përfshirë edhe ndihmë nga BE në zgjerimin e rrjetit të Termokos), sundim të ligjit, e zhvillim lokal, diskutuam edhe për Ligjin për pagat e dialogun me Serbinë.

Ndërhyrjet e PSD-së në përshpejtimin e amandamentimit e votimit te Ligjit për pagat dhe insistimi jonë për ulje të koeficientëve të lartë për krerët institucional e përfaqësuesit politik, ka bërë që të reduktohet hendeku i madh mes pagave në sektorin publik, si dhe në rritjen e pagave pëe arsim e shëndetësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara