Dënohet me 100 euro prishtinasi që dëmtoi pengesat te shtegu i biçikletave

14:19 | 16 Shtator 2020

Është dënuar me 100 euro qytetari që ditën e sotme ka dëmtuar pengesat te shtegu i biçikletave.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Pengesa e verdhë, nuk u largua”, ka thënë Tahiri duke i bashkangjitur edhe fotografinë e shqiptimit të gjobës prej 100 euro.

Kryetari, Shpend Ahmeti, orë më parë postoi një video ku një qytetar ka dalë në rrugë dhe ka dëmtuar shënimin e shtigjeve për biçikleta.

 

Qytetari i pandërgjegjshëm: Tenton t’i largojë pengesat e betonit në shtegun e biçikletave në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara