Deliu-Kodra: E kam parë Albin Kurtin duke hedh gaz lotsjellës

12:08 | 1 Dhjetor 2017

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka dëshmuar sot në seancën gjyqësore kundër katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Deliu-Kodra, në fjalën e saj si e dëmtuar dhe dëshmitare ka deklaruar se e ka parë deputetin Albin Kurti duke hedhur gaz lotsjellës, shkruan arbresh.info.

Ajo ka thënë se fillimisht është gjuajtur me ujë e pastaj edhe me vezë.

‘Hedhja e vezëve është bërë nga deputetja Albulena Haxhiu, ndërsa hedhja e ujit nuk e kam parë nga kush është bërë’, ka thënë Deliu-Kodra.

E dëmtuar dhe dëshmitare në këtë rast ka qenë edhe deputetja tjetër e PDK-së, Flora Brovina./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara