Delawie takohet me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjinin

13:51 | 16 Prill 2018

Komunën  e Gjakovës të hënën e ka vizituar Ambasadori amerikan në Kosovë,  Greg Delawie, i cili ka zhvilluar takim me kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Kështu thuhet në njoftimin për media të Komunës së Gjakovës.

Sipas kësaj komunikate Gjini e ka informuar ambasadorin Amerikan lidhur me projektet që tashmë kanë filluar ata si komunë, si dhe për planin katër vjeçar të punës së këtij institucioni.

Derisa, Delawie ka theksuar që shteti amerikan gjithmonë do të jap ndihmën e pa kursyer të tij në projektet për zhvillimin e komunave.

Shpërndaje në rrjete sociale