Dekorohet me Medaljen Presidenciale, humanisti Turan Rusi

19:17 | 13 Gusht 2020

Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, humanisti Turan Rusi është dekoruar me Medaljen Presidenciale.

Këtë e bën të ditur presidenti Hashim Thaçi, i cili thotë se Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës, transmeton portali arbresh.info.

“Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, shkruan Thaçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara