Deklarohet Mustafa: Seanca për votimin e qeverisë Hoti të thirret më së largu të hënën

11:24 | 29 Maj 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka filluar mbledhjen një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretim të mandatarit.

Duke hyrë në zyre Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë shkurt se ky takim është  konsultativ me organet e partisë, derisa, shtoi se seanca për votimin e qeverisë në krye me Avdullah Hotin sipas të gjitha gjasave do të thirret për nesër.

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit parlamentar dhe me kandidatin tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit por edhe me partneret tanë të AAK, Nismën dhe partnerët tjerë… Tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën nëse çdo gjë është në rregull. Sa i takon aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi nuk ka arsye se sa të pritet të mbahet nesër nëse kërkojnë ë procedurat e aktgjykimit të shtyjnë atëherë do respektojmë atë”, tha ai, ka thënë Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur me shumicë të votave në kryesi të partisë, Avdullah Hotin si mandatar për krijimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit.

Megjithatë, në LDK ende nuk kanë vendosur për emrat që do të propozojnë për ministra. Tashmë kjo parti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me AAK’në, Nismën, Listën Serbe e minoritete./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara