Deklaratë e re e LDK-së, në lidhje me postin e presidentit

00:46 | 13 Nëntor 2019

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar për postin e presidentit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me Vetëvendosjen nuk është diskutu asnjëherë për postin e presidentit, nuk kemi ardhur ende deri në atë pikë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka treguar deri ku kanë arritur me bisedime LDK dhe VV.

Ndryshe, LDK disa herë ka insistuar në postin e presidentit.

Madje, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se ai është i gatshëm të bëhet president./blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara