Deda: Nuk ka pushtet të përjetshëm, e as opozitë të përjetshme

18:32 | 13 Gusht 2019

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, në një shkrim të tijin ka thënë se është më mirë që të pranohet humbja e pushtetit me dinjitet se sat ë shfaqet haptas panik.

Përmes një shkrimi në Facebook, Deda po thotë se nuk ka pushtet të përjetshëm, e as opozitë të përjetshme, e se rotacioni i pushtetit është gjithmonë pozitiv.

“Nuk ka pushtet të përjetshëm, as parti qeverisëse të përjetshme, e as opozitë të përjetshme. Rotacioni i pushtetit është gjithmonë pozitiv, si për ata që e marrin qeverisjen, si për ata që dalin në opozitë. Ky është thelbi i demokracisë dhe i shoqërive të lira”, thotë Deda.

Tutje, i njëjti po thotë se nuk ka garë zgjedhore jetë o vdekje.

Sipas Ilir Dedës, Kosovës i duhet ndryshim i Qeverisjes, e kjo mund të bëhet vetëm nga opozita e bashkuar, rreth një program të saktë e ambicioz qeverisës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara