Daut Haradinaj: Tribunali Special nuk do ta ftonte Ramushin nëse do ta hiqte taksën

22:20 | 13 Shtator 2019

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Daut Haradinaj, e ka komentuar thirrjen e vëllait të tij, Ramush Haradinajt, nga Tribunali i Hagës gjatë kohës kur ai po qeveriste vendin.

Haradinaj e lidh thirrjen e kryeministrit, tash në detyrë, nga Haga, me këmbënguljen e tij që të mos e heq tarifën që Qeveria ia ka vënë mallrave serbe.

Sipas Daut Haradinajt, nëse kryeministri do ta hiqte taksën, ai nuk do të ftohej për intervistim nga Dhomat e Specializuara.

“Ta kish hjek taksën, nuk ish ftu në Gjykatë Speciale. Jam 100 për qind i sigurt” , tha Haradinaj në T7.

Tutje, ai thotë se vëllai i tij nuk është thirru për t’u akuzuar në bazë personale, por si komandant i UCK’së në zonën e Dukagjinit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara