Daut Dauti: A guxon sot dikush një të riu me ia thënë këto fjalë!?

09:48 | 20 Gusht 2015

Studiuesi dhe publicisti Daut Dauti, i cili pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Britani të Madhe, ndër të tjera duke kontribuar për kauzën kombëtare, në një postim të tij të fundit në Facebook flet me zemër të plastë.

Dauti, që për studimet e tij bën shumë udhëtime në vise të ndryshme të botës, e mbi të gjitha ato që kanë përcaktuar fatin e Kosovës, në postimin e tij të fundit shpreh një zhgënjim të madh për Kosovën e sotme. I rritur dhe i shkolluar në një sistem komunist, dhe i ngritur në një sistem liberal që ka shkruar historinë e botës, fjalët e Dautit duhet të lexohen me kujdes.

Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë:

“Ka ardhë një kohë kur njeriu nuk guxon kurgja me kallxu

Me siguri e keni vërejtur se si disa të rinjë sot i shikojnë gjeneratat e vjetra, përfshirë edhe timen, si për gjynah. Me siguri ju dukemi qe kemi pas të kaluar të keqe dhe se kemi qenë të prapambetur.

Nuk po guxon njeriu me ju kallxu këtyre të rinjeve të sotit se para 25 e më shumë viteve Kosova i ka pas punët më mirë se sot.

Atëherë, edhepse të varfër dhe të shtypur (në krahasim me tjerët), ne megjithatë kishim fabrika ku ponojshin dhjetëra mijëra (nëse jo qindra mijëra) njerëz e që nxirnin produkte të tekstilit (tepihë, perde, xhempera këmisha etj.); prodhime tjera industriale (akumulatrorë, bateri, pjesë të automjeteve, etj.); prodhime bujqësore apo ushqime siç janë mishi, buka, qumështi, duhani (dhjetëra lloje cigaresh per nevoja vendore dhe export, përfshirë Dunhill-in). Mos të flasim për xeheroret. Dhe, punëtorët që nxirrnin këto prodhime kishin rroga që mund të krahasoheshin me ato të vendeve Perëndimore.

Ne vitet e ’60-ta numri bagëtive ka qenë tri here më i madh se që është sot dhe të gjitha nevojat me mish, pemë e perime plotësoheshin nga prodhimi i vendit. Madje, në Kosovë prodhohej Coca Cola, Schwepps dhe pije tjera botërore përfshirë edhe disa dhjetëra lloje të lëngjeve të pemëve, prodhime vendore.

Nuk guxon njeriu me ju kallxu këtyre të rinjëve që ne jemi rritë me farmerka Levis, Lee Cooper, trenerka dhe patika Adidas, Puma, të gjitha të prodhuara në Gjermani, Itali dhe gjetiu në Evropë e jo me prodhime të falsifikuara si këto të sotit që kurkush nuk e dinë prej nga vijnë por që me siguri prodhohen diku ku eksplatohet fuqia punëtore e fëmijëve.

Hajde tash guxo e kallxo qe kemi shku ku kemi pasë qef nëpër botë pa viza. Sa ishim studentë, me biletë mujore, me tren i rashim Evropës kryq e tërthurë: Lisabon – Moskë e Hamerfest – Athinë.

A guxon kush me tregu që shkollat dhe Universiteti kanë pasë nivel disa qindra herë më të lartë se këto universitet këpurdha të sotshëm? Madje, jo që nuk pagujshim për shkollë, por merrnim edhe pare (bursa, kredia) që shkojshim në shkollë.

A e dijnë këta të rinjtë që kur dikush sëmurej, spitali e shëronte gratis dhe barnatoret i jepnin ilaqe me thasë, pa pare?

A guxon kush me kallxu që atëherë kishim sportista, këngëtarë, aktorë, regjisorë, shkrimtarë dhe gazetarë më të mirë se sot? Ndoshta kurkush nuk beson, por duhet të thuhet se këtë kategori të punëtorëve e mbronte ligji që ua siguronte të drejtën e autorit e cila sot nuk dihet se çka është. Sa here që shfaqej ndonjë film apo botohej ndonjë vepër e këndohej ndonjë këngë, autorit i shkonte pagesa menjëherë në xhiro llogarinë personale në bankë.

Si është e mundur që në vend që të ecim para, jo që kemi stagnu, por kemi ecë mbrapa?

Ekzistojnë edhe qindra pyetje tjera. Dhe, vetëm atëherë kur mundohemi të gjejmë përgjigje, ndoshta fillojmë ta permirësojmë gjendjen e këtij shtetit tonë qe po e zë fillin me shumë veshtirësi dhe në të cilin është vështirë të rehatohet qytetari.

P.S. Mos u mundoni tash të përgjigjeni se sot është mirë sepse kemi ‘i phone’ me të cilët nuk bëjmë gjë tjetër pos që i fotografojmë bythët apo ushqimin në tavolina të restoranteve dhe atmosferën në dasmat e qoroditura. Mos u mashtroni. Janë gjëra të rrejshme këto” (sic.), ka shkruar Dauti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara