Dalin pamjet e rrahjes në Kuvendin e LDK-së në Ferizaj

21:42 | 29 Maj 2019

Sot në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur në incident në kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet që po mbahen atje.

Sipas burimeve të Gazetës Blic deri te rrahja ka ardhur për shkak të provokimit që kanë bërë disa njerëz të kryetarit aktual, Muharrem Sfarqa. Lajmi për rrahjen është konfirmuar edhe nga Hajruall Ademi, delegat i kësaj partie.

“Sot kemi pasur kuvendin zgjedhor të rregullit të LDK-së, ku ka prezantuar Muharrem Sfarqa dhe duke e parë se është duke humbur me rezultat, pasi që kundërshtarët e tij ishin mbi 80 për qind, ka dëshiruar të ndërpres Kuvendin dhe aty filloj përleshja, pra e gjitha ajo ka ndodhur shkaku i Muharrem Sfarqes. Disa persona janë të lënduar, por jo rëndë”, ka thënë Ademi.

Lidhur me këtë rast katër persona janë shoqëruar për në stacionin policor të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Majori i Policisë së Kosovës në Ferizaj Mehmetali Hajdin.

“Katër persona janë shoqëruar për intervistim si të dyshuar. Dyshohet se ka të lënduar, por jemi në fazën e hetimit. Është njoftuar edhe prokurori”, ka thënë Hajdini

Një përleshje mes anëtarëve të LDK-së ka ndodhur gjatë këtij procesi zgjedhor edhe në qytetin e Mitrovicës ku i pranishëm ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti.

Incidente ka pasur edhe në një nëndegë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë e gjithashtu edhe në nëndegë në fshatin Smrekonicë të Vushtrisë, ku sipas anëtarëve të asaj nëndege, kryetari i LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri kishte ndërhyrë në procesin zgjedhor

Pamjet nga ky incident mes disa personave,  mund t’i shihni më poshtë:

EKSLUSIVERrahje dhe shtyerje mes Kryetarit Muharrem Svarqa dhe aktivisteve te tije ne fshatin Koshare.Ngjarjet ne kete parti po rikthehen.

Publiée par Gazeta Ferizaj sur Mercredi 29 mai 2019

EKSLUSIVEPasiqe Ztr. Svarqa e ndjeu humbjen e Valon Halimit i cili eshte dhe sherbetori i tije.Ai iku me bisht ner shale.

Publiée par Gazeta Ferizaj sur Mercredi 29 mai 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara