Daka: Me Thaçin biseduam për afatet kushtetuese nëse mbahen zgjedhjet

11:06 | 31 Korrik 2019

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mëngjesin e së mërkurës është takuar më presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

E pas përfundimit të takimit Daka ka deklaruar se gjatë takimit është biseduar

“U diskutua për afatet kushtetuese nëse mbahen zgjedhjet,  kjo ishte biseda më presidentin”, ka thënë ajo.

Ndërsa për një datë të mundshme Daka ka thënë se është herët të diskutohet.

“Nuk mundet me u diskutu për data pa u shtjerr të gjitha mundësitë”, ka shtuar ajo.

E për mjetet financiare, Daka ka thënë se do t’i kërkohen Qeverisë.

“Ato janë çështje që diskutohen pasi të shpallen zgjedhjet, nëse shpallen atëherë KQZ i kërkon mjetet e nevojshme nga Qeveria”, ka thënë Daka.

Ndryshe javën që lamë pas arbresh.info kishte raportuar bazuar në shumën që është shpenzuar në zgjedhjet e fundit nacionale në vend, zgjedhjet e jashtëzakonshme këtë do t’i kushton buxhetit të Kosovës edhe 5 milionë euro.

Në vitin 2017 për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, Qeveria e vendit kishte ndarë 5 milionë euro. Në vendimin e Qeverisë thuhej se 4.944.900 mijë euro ndahen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës.

Ndërsa atë kohë pas përfundimit të procesit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve patën deklaruan se ishin shpenzuar vetëm 4 milionë euro./Arbresh.info/

 

Lexo edhe: Edhe 5 milionë euro të buxhetit ‘të varfër’ të Kosovës i shkojnë për zgjedhje?

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara