Daily Beast: Thaçi një trafikant i organeve të njerëzve

16:07 | 4 Shkurt 2016

Ministri i jashtëm i Kosovës, njëherësh edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi gjatë udhëtimit të tij në Amerikë për hapjen e konsullatës kosovare në Iowa është takuar me kandidatin republikan për president të SHBA-së.

Sa ishte në Iowa Thaçi është takuar me Ben Carson si dhe gjeneralin Bob Dees, i cili kishte shërbyer me misionin amerikan në Kosovë. Por ky takim nuk i ka shërbyer për të mirë Carsonit pasi gazeta e njohur amerikane Daily Beast, shkruan arbresh.info, i ka kujtuar atij se Thaçi në të kaluarën është akuzuar për trafikim me njerëz.

Në një konferencë shtypi këshilltari i Ben Carson, gjenerali në pension Robert Dees kishte deklaruar që:  “Duke qenë se kam shërbyer në Kosovë si ushtar i SHBA-ve, unë jam i nderuar të paraqes fushatën e kandidatit presidencial dhe jam i kënaqur për takimin me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Thaçin”, ka thënë Bob Dees.

Ndërsa gazeta thotë se ai harroi të përmend se Thaçi, është emëruar si kreu i një grupi shqiptar i cili trafikon drogë, armë dhe organe të njerëzve në Evropën Lindore.

Shkrimi për takimin e Dees me “trafikantin e organeve” “Daily Beast” e ka publikuar në kategorinë “E sikletshme”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara