Daçiq: Për Kosovën në UNESCO diskutohet pas bisedimeve në Bruksel

10:39 | 30 Shtator 2015

Ivica Daçiq, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka thënë se qeveria serbe duhet të kërkojë nga UNESCO që të mos e pranojë Kosovën derisa të zgjidhet çështja e mbrojtjes së Kishës Ortodokse Serbe me Prishtinën në Bruksel.

Në një deklaratë për gazetën serbe “Blic” ai ka deklaruar se vetëm pas Bisedimeve në Bruksel duhet të diskutohet çështja e anëtarësimit të Kosovës në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, transmeton Klan Kosova.

“Trashëgimia kulturore dhe fetare është e paraparë të diskutohet në Bruksel duhet të diskutohet çështja e anëtarësimit të Kosovës në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.

“Trashëgimia kulturore dhe fetare është e paraparë të diskutohet qysh me fillimin e bisedimeve në Bruksel, në kohën kur ato i ndërmjetësonte baronesha Catherine Ashton”, kujton Daçiq, duke shtuar se kjo çështje ende nuk është në rendin e ditës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara