Daçiq i ‘dashuruar’ në Spanjën pasi kjo e fundit nuk po e njeh Kosovën

20:38 | 5 Prill 2017

Serbia dhe Spanja kanë shënuar 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq theksoi mirënjohjen e Spanjës për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Serbisë në rrugën e integrimit në BE, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Në ceremoninë për të shënuar 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve e cila u mbajt në Arkivat e Serbisë, Daçiq ka thënë se Serbia me Spanjën do të vazhdojnë t’i promovojnë marrëdhëniet e ngushta në të gjitha fushat.

Në veçanti Daçiq theksoi mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Spanjës në pozicionin parimor të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, dhe u shpreh thellësisht i bindur se një gjë e tillë do të vazhdoj të mbes kështu.

Kujtojmë se Daçiq nuk heziton së falënderuari këtë shtet kur është fjala për Kosovën.

 

Lajmet më të lexuara