D4D bën thirrje për zgjedhje të drejta dhe pa incidente

11:09 | 21 Tetorë 2017

Instituti Demokraci për zhvillim i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, të cilat garojnë në zgjedhjet e nesërme lokale që të kontribuojnë për zgjedhje të drejta, demokratike dhe pa incidente.

Njëkohësisht D4D ka bërë thirrje për respektimin e kodit të mirësjelljes, respektimin e heshtjes zgjedhore, si dhe përmbajtjen nga përdorimi i gjuhës që nxit konflikte.

“Duke e ditur rolin e komisionerëve të subjekteve politike gjatë procesit zgjedhor, D4D gjithashtu fton të gjithë komisionerët për profesionalizëm dhe paanshmëri duke kontribuar në integritetin e zgjedhjeve. Në frymën e një procesi zgjedhor që ka për qëllim edukimin e votuesve, e veçanërisht votuesve të rinj, D4D gjatë kësaj kohe ka realizuar fushatën ‘Zgjedh për me Zgjidhë’ Kjo fushatë edukuese ka përfshirë rreth 1200 të rinj dhe të reja, të cilët në mënyrë aktive kanë qenë pjesë e punëtorive, seancave të simulimit të zgjedhjeve, takimeve avokuese me kandidatët për kryetarë komunash dhe marrjes së informacioneve për mënyrën e votimit”, thuhet në një komunikatë të D4D-së.

Instituti D4D po ashtu ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të dielëntë marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara