Cristiano Ronaldo, futbollisti më i pasur në botë

16:32 | 5 Mars 2015

Pasuria personale e yllit të Real Madridit ka arritur në 210 milion €, kështu duke e vendosur atë në krye të raportit vjetor të ueb faqes Goal.com, lidhur me pasuritë e futbollistëve.

Lojtari i Real Madridit në bazë të “Goal Rich List” është lojtari aktiv më i pasur. Portugezi 30 vjeçar ishte në krye të listës edhe vitin e kaluar 2014, por dallimi me të dytin ishte vetëm 2 milion €. Derisa gjatë këtyre 12 muajve e ka përforcuar pozitën e tij edhe më shumë, duke iu larguar vendit së dyte me 10 milion € dallim, aty ku gjendet Lionel Messi me pasuri personale prej 210 milion €.

Pos pagave që kjo dyshe i kanë marramendëse, pjesë të madhe në të ardhurat e tyre zënë vend sidomos kontratat e majme të marketingut me kompani të mëdha.

Përndryshe listën e top 5 futbollistëve më të pasur e mbyllin, në vendin e tretë lojtari i Barcelonës Neymar, për të vazhduar me Zlatan Ibrahimoviçin e PSG-së në pozitën katër, dhe sulmuesi i Manchester United Wayne Rooney në të pestin.

Para dominimit të kësaj liste këto dy vitet e fundit nga Ronaldo, ishte ish-lojtari i Manchester United e Real Madrid David Beckham, ai që në vitin 2013 ishte lojtari më i pasur në botë, para se të pensionohej nga loja aktive.

Për përpilimin e kësaj liste kanë punuar ekspert të industrisë, duke mbledhur të dhëna nga specialist të ndryshëm të kësaj fushe anekënd botës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara