Covid-19: 2 mijë e 507 raste aktive në Kosovë

07:41 | 15 Shtator 2020

Rënie e numrit të rasteve të reja me Covid-19 është shënuar në javët e fundit në Kosovë.

Megjithëse shqetësuese po vazhdon të mbetet numri i madh i viktimave. Tashme 600 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Që nga muaji mars kur u raportuan rastet e para, deri më tani në Kosovë janë shënuar 14 mijë e 692 raste pozitive nga 58 mijë 425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 ka shkuar në 600, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar katër viktima.

Aktualisht numri i personave që janë shëruar nga ky virus ka shkuar në 11 mijë e 585, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë 507.

Edhe pse numri i rasteve pozitive ka pësuar rënie, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marr ndonjë vendim për lirimin e masave si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

Ditë më parë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që masat e njëjta do të mbesin në fuqi të paktën edhe për disa ditë ose javë.

Vetëm në katër ditët e fundit numri i rasteve pozitive brenda 24 ore nuk ka kaluar më shumë se 70 raste në ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara