Çka po ndodh në rrugën C?

09:10 | 31 Tetor 2019

Janë djegur një pjesë e madhe e fushave te rruga C në Prishtinë, dhe si pasojë tymi është përhapur mjaft shumë dhe po i pengon qytetarët.

Në fotografitë e bëra në këtë lagje, shihet tym i madh i cili po e pengon qarkullimin e lirshëm të qytetarëve.

Kujtojmë, që kjo nuk është hera e parë që bëhen këso djegie, dhe paraqesin problem për banorët aty përreth. Qytetarët përmes rrjeteve sociale që kanë publikuar fotografitë kanë kërkuar reagim të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara