Çka do të ndodhë pas 30 ditëve, nëse nuk konstituohet Kuvendi

00:32 | 10 Dhjetor 2019

Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Bajraliu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nëse nuk konstituohet Kuvendi atëherë shkohet në zgjedhje të reja.

Ende nuk është lidhur koalicioni LDK-VV për qeverisje, ndërsa afati për konstituim të Kuvendit ka filluar pas certifikimit të rezultateve.

“ Nëse nuk konsitituohet Kuvendi brenda këtij afati, atëherë sipas dispozitave kushtetuese, pas 40 ditëve shkohet në zgjedhje”, thotë Bajraliu.

“Presidenti i shpall zgjedhjet, patjetër”

Poashtu, Bajraliu thotë se presidenti ka të drejtë, sipas Kushtetutës, që në rast se nuk krijohet qeveria e re në tentimin e parë, në konsultim me partitë tjera, të shpallë një kandidat tjetër për kryeministër. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara