Çifti zviceran deklarohen sërish: Klani Loredana është kriminal

14:08 | 18 Maj 2019

Çifti zviceran, që po akuzon Loredanën për marrjen e 700.000 frangave me detyrim, mashtrim e kërcënim, kanë folur sërish lidhur me këtë çështje.

Reperja Loredana është e dyshuar për mashtrim të një çifti nga Valais, por ajo nuk është e para që vihet në shënjestër nga gjyqësori, shkruan Blick.ch, transmeton lajmi.net.

Sipas mediumit zviceran, familja Zefi janë të njohur për autoritetet; për mashtrim, drogë, vjedhje dhe pa marrë parasysh këto, ‘klani’ Zefi po mbahen fort.

Loredana ka një rast penal për mashtrim, kërcënim dhe shantazh, ku dyshohet se ua ka marrë 700.000 franga një çifti zvieran.

Në një konferencë shtypi në Prishtinë javën e kaluar, Loredana vazhdimisht theksoi se “Asgjë tjetër nuk ka rëndësi kur është fjala për familjen time”.

“Blick” shkruan se në rastin e Petra Z, Loredana ka përfshirë të paktën tre vëllëzër të tjerë. Në total janë nëntë vëllëzër e motra.

“E gjithë familja është kriminale”, thotë Petra Z.

Pra, ishte vëllai i madh i Loredanës ai i cili e kontaktoi zviceranen dhe i kërkoi para për “nënën e sëmurë”, brenda pak kohësh fitoi besimin e saj dhe ia mori 200.000 franga, transmeton lajmi.net.

Kur ajo e kuptoi se ishte mashtrim dhe nuk do t’i paguheshin borxhet, Loredana hyri në lojë.

Si avokate, Anna Landmann, ajo i ofroi ndihmë, ndërsa Petra e pagoi 700.000 franga për depozita dhe tarigat ligjore, prej të cilave 5900 franga i dërgoi tek vëllai i saj i dytë.

Kur Petra filloi të dyshonte, hyri në mes edhe një tjetër vëlla i Loredanës, i cili përmes dhjetra mesazheve telefonike i premtoi asaj që së shpejti do t’i merrte paratë.

Sipas burimeve të “Blick”, ky person është deportuar nga Zvicra, ai tani jeton në Francë dhe nuk i lejohet të hyjë në Zvicër, por çifti zviceran deklarojnë se pavarësisht ndalimit ai shpesh vjen në Zvicër.

Po ashtu, thonë se edhe një tjetër vëlla i reperes ka probleme me ligjin, pasi u kishte hyrë rrugëve të gabuara.

“Asaj i pëlqen ta portretizojë veten si repere e pasur, shfaqet në video me makina luksoze dhe fotografohet me veshje të brendeve”, shkruan Blick.

Deri më tani, Loredana është e vetmja që po hetohet në këtë rast, ndërsa Petra.Z është e merzitur dhe thotë “Vëllëzërit tuaj nuk mund të ikin nga kjo

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara