Çfarë thotë gjatësia e gishtit të unazës për ju?

13:54 | 13 Mars 2018

Krahasojeni gishtin e unazës me gishtin tregues dhe zbuloni karakterin tuaj.

Të gjithë bëhemi paksa të çuditshëm dhe të interesuar kur bëhet fjalë për atë se çfarë thotë gjatësia e gishtit të unazës për personalitetin tonë.

Rezulton se ekzistojnë tre “tipa” kryesorë të gishtit të unazës, të cilët zbulojnë se cilat janë tiparet dhe karakteristikat e personalitetit tonë.

Hidhini një sy gishtit tuaj të unazës dhe krahasojeni gjatësinë e tij me atë të gishtit tregues e më poshtë shihni shpjegimin për rastin tuaj.

Rasti A: Sharmante dhe racionale

Nëse gishti juaj i unazës është më i gjatë se gishti tregues, ju jeni një person sharmant. Gjithashtu jeni një person që i shpëtoni problemeve dhe dini të dilni nga çdo situatë. Mund të bëheni agresiv por jeni gjithashtu edhe tip shumë i ndjeshëm ndaj të tjerëve.

Rasti B: Të sigurt dhe efikas

Nëse gishti juaj i unazës është më i shkurtër se gishti tregues, ju jeni një person i sigurt dhe dini sesi t’i bëni gjërat. Ju pëlqeni të punoni vetëm sepse kjo është mënyra më efektive për arritjen e qëllimeve tuaja. Megjithatë, jeni padyshim një njeri egoist. Ju vlerësoni ato që kemi por përpiqeni gjithmonë për më shumë.

 Rasti C: Paqësore dhe e shoqërueshme

Nëse gishti juaj i unazës është njësoj i gjatë sa ai tregues, jeni tip paqeruajtës, që ka tendencën të shmang konfliktet. Dëshironi të keni marrëdhënie të mira me këdo, jeni besnike dhe partner i kujdesshëm. Megjithatë, ka një anë të zjarrtë te ju që del në pah nëse dikush ju bën të tregoni anën tuaj më të keqe. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale