Çfarë po ndodhë në ‘Parkun e Gërmisë’? Shtohen forcat e policisë dhe KFOR-it (FOTO)

21:42 | 19 Korrik 2017

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në koncertin e këngëtarit australian Faydee.

Gazetari i lajmi.net në terren raporton se përpos policisë prezentë janë edhe ekipet e KFOR-it.

Një gjë e pazakontë e cila është vërejtur sonte është ambulanca KFOR-it e cila ndodhet afër ‘Pishinës së Gërmisë’.

Në lidhje me këtë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë lajmi.net se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.

“Deri tani në qendër nuk është raportuar ndonjë parregullsi. Çdo gjë po shkon në mënyrë të rregullt”, ka thënë Hoxha.

20227871_1610661808985339_1793220952_o 20227673_1610661798985340_600694332_o 20206026_1610661805652006_1993823305_n 20205859_1610661812318672_397596547_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara