Çështja e mjedisit nuk është prioritet i partive politike

09:06 | 21 Shtator 2019

Çështja e mjedisit është tema e cila më së paku po gjen hapësirë në debatet dhe plan-programet qeverisëse të partive politike.

Sipas analistëve politik nuk ka ndonjë program të qartë sa i përket mjedisit dhe se çështja e mjedisit është në fund të agjendës së tyre.

Analisti politik, Blerim Burjani në një përgjigje për arbresh.info ka thënë se sa i përket problemeve të mjedisit nga ana e partive politike nuk ka pas zotime por më tepër përshkrime dhe se është për të ardhur keq që shumica e individëve që prezantonin partitë e tyre në fushën e mjedisit nuk kishin programe të qarta dhe prioritete bazuar në konkluzionet e BE-së për Ballkanin Perëndimorë, pasi që mbeturinat janë prioriteti i parë i shteteve që duhet të angazhohen me përkushtim.

Ai thotë se fjalori i partive është një fjalor i zakonshëm i cili haset edhe në shoqërinë tonë dhe se në debatet e tyre janë dy tema të cilat nuk janë trajtuar në mënyrë konsekuente.

Sipas tij çështja e mjedisit dhe legalizimi i pronave, konkretisht planifikimi hapësinor.

“Prioriteti tjetër është ndalja e degradimit të natyrës, shkatërrimit të pyjeve kjo ndodhe në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kualiteti i ajrit është një nga risket më të mëdha në Kosovë dhe kërcënim për shëndetin publik, jo rralle Ambasada Amerikane ka bërë matje dhe ka alarmuar gjendjen, shtrati i lumenjve dhe trajtimi i ujërave të zeza, pra një renditje të temave fatkeqësisht nuk u trajtua në këto debate në mënyrë konsekuente këto tema dhe pjesa e dytë e temave që është pashmangshëm legalizimi i pronave si dhe planifikimi hapësinor”, ka thënë ai duke shtuar se debatet e bëra deri me tash ishin një koncept i përgjithshëm mbi gjendjen madje prej viti 2006.

Burjani thotë shumica e njerëzve që prezantojnë nuk janë të kësaj fushe fare por siç thotë ai nuk kanë madje as informata për të ofruar zgjidhje dhe se është problem për kategori njerëzish.

“Kam përcjellë një debat mbrëmë në RTK ishte zhgënjyes, jo serioz dhe cirk, sa që shtrohet pyetja a ka kënd qytetari të votojë si kandidat të partive për këtë temë apo një parti politike, zgjedhjet aktuale të jashtëzakonshme nuk pritet të sjellin ndryshim po shihet se partitë fare nuk janë të përgatitur në këtë temë dhe nuk mund të priten reforma sektoriale me këtë kategori njerëzish”, ka thënë Burjani.

Njohësi i çështjeve politike tutje thotë se ka lider të cilët nuk kanë qenë asnjëherë të punësuar por që janë kandidatë për kryeministër gjë e cila sipas tij nuk ndodh në vendet perëndimore.

“Mos të harrojmë në Kosovë ka lider që asnjëherë nuk kanë qenë të punësuar dhe s’ka asnjë vlerë për ekonominë e tregut por është kandidat për kryeministër madje serioz, në shtetet perëndimore kandidatët për çfarëdo poste e veçmas për poste politike të pyesin tre çështje e para çka ke bërë për vete? Pra a ke qen ne biznes a diku tjetër, suksesi juaj, pra personale në jetë, e dyta përvoja e juaj dhe pyetja e tretë çfarë mund të bësh për qytetarët, programi”, ka thënë njohësi i çështjeve politike.

Ai shton se në Kosovë me politik merren të gjithë madje edhe të papunët i cili sipas tij është numri më i madh i tyre, siç janë edhe lider politik të papunë, totalisht të papërvojë por që siç thotë ai mendojnë se mund të zgjidhin problemet e qytetarëve në realitet ai është vet problem social.

“Kosova me mentalitet politik është në vitin 2000, pra nuk ka një progres të zhvillimit të vetëdijes demokratike, fatkeqësisht ka ngecur demokracia dhe zhvillimi, prandaj Kosova sot ka lider të papunë që pretendojnë të zgjidhin probleme të papunëve, realisht është absurde që miliona para të buxheti i tërë të varet prej një njeriu i cili është i papunë dhe nuk ka kurrfarë të ardhurash tjera, përveç parasë publike qe nëse votohet fillon të paguhet nga qytetaret, kjo është absurd i madh dhe deformim prandaj Kosova ballafaqohet me korrupsion te skajshëm, punësim partiak, punësim familjar, kjo normale ku shteti qeveriset nga të papunët dhe njerëz që nuk kanë asnjë vlerë për ekonomin e tregut” ka përfunduar ai.

Ndërsa Shkodran Ramadani, analisti politik, ka thënë për arbresh.info se çështja e mjedisit dhe ambientit është një çështje margjinale dhe se nuk ka arrit në këto zgjedhje por as në zgjedhjet e mëparshme me u bë temë qendrore e fushatës elektorale.

“Për shkak që vendet janë në zhvillim e kanë vështirë të përmbahen standardeve më të fundit globale në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe kjo shihet më së miri në rastin e marrëveshjes për termocentral me countur global e cila është marrëveshje për ndërtimin e termocentraleve që shfrytëzojnë thëngjillin i cili është një prej ndotësve më të mëdhenjë të ambientit dhe këtë mënyrë të prodhimit të energjisë e përkrahin të gjitha partitë, AAK, do të thotë e ka nënshkruar bashkë më kryeministrin Haradinaj, PDK e ka mbështetur”, ka thënë Ramadani.

Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje ai thotë se edhe kjo parti në programin e saj ka idenë që thëngjilli të jetë lënda e parë me të cilën duhet të prodhohet energjia elektrike. Ai thotë se për këtë ka pas edhe përplasje në mes figurave të Vetëvendosjes.

“Lëvizja Vetëvendosje thotë që ka në programin e saj alternativën qeverisëse idenë që thëngjilli duhet ë jetë lënda me të cilën ne duhet të prodhojmë energji madje ka pas edhe përplasje në mes figurave të vetëvendosjes si Haki Abazi i cili ka thënë se nuk duhet më përdor thëngjillin por duhet më përdor tjera lëndë që janë më pak ndotëse ndërkohe që Avni Zogiani e ka kritikuar shumë herë Haki Abazin për këtë duke thëne që Kosova duhet të shfrytëzojë pasurinë e saj më të madhe që ka thëngjillim për të prodhua”, është shprehur ai.

Ramadani shton se Partia e Gjelbër nuk është fare pjese e këtyre zgjedhjeve dhe se nuk kanë mundur të bëjë as gjënë më të vogël për me e dërguar përpara këtë kauzë.

Ai në fund thotë se në këtë fushatë temat që dominojnë janë lufta, korrupsioni, nepotizmi, dialogu me Serbinë, kufijtë e Kosovës, taksa ndërsa çështja e mjedisit, ambientit është larg në periferi, në fund të agjendës./arbresh.info/R.Rexhepi/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara