“Çështja e gruas”, Daut Haradinaj: Abazi e preku në temë të ndjeshme Molliqajn, ne jemi shqiptarë

21:40 | 13 Shtator 2019

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK – PSD, Daut Haradinaj, thotë se përmendja e gruas së Dardan Molliqajt nga kandidati i deputetit të VV’së, Haki Abazi, ishte e papranueshme dhe jo e moralshme.

Haradinaj pretendon se përmendja e gruas së Molliqajt ka mundur ta eskalojë situatën gjatë debatit mes Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt në Pressing të T7.

Haradinaj thotë se Abazi e ka fyer Molliqajn dhe e ka prekur në një temë që si shqiptarë ‘jemi të ndjeshëm’.

“Ka pasur gjuhë të çuditshme. Ai e ka fyer në nji temë. Na jemi shqiptar, jemi pak të ndishëm. Nuk guxon me hy njeri në aso tema”, ka thënë kandidati i AAK’së për deputet.

Ai thotë se nuk po e arsyeton Molliqajn, por që e sheh një fjalë të Abazit si jo të moralshme.

“Nuk bën ta devijosh gjuhën, pavarësisht dallimeve. Nuk e arsyetoj Dardanin, por nga ana e Haki Abazit, ka qenë jo e moralshme”.

“E ruaj respektin për Haki Abazin, por nuk pajtohem me qat fjalë të tij”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Abazi gjatë debatit të tensionuar ku po përmendëshin edhe familjarët, i tha Molliqajt se “ty nuk të sheh ëndërr as gruaja jotë”.

Ndërsa Molliqaj po i përmendte babanë kandidatit të VV’së

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara