Ceremonia e varrimit të Hilmi Haradinajt përmes fotove

14:49 | 18 Qershorë 2018

Është varrosur sot në Gllogjan me nderime shtetërore e ushtarake babai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj.

Fillimisht janë kryer homazhe tek Kulla e Dëshmorëve në Gllogjan ku para arkivolit të Hilmi Haradinajt qëndruan shumë personalitete të rëndësishme politike vendore e të rajonit, shkruan arbresh.info.

Ndërkohë pas homazheve u zhvillua tubimi komemorativ për nder të të ndjerit ku fjalë të mëdha për të thanë presidenti Hashim Thaçi, i biri i tij kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti e përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.

Hilmi Haradinaj ka ndërruar jetë dje pas një sëmundjeje të rëndë.

Më poshtë mund të shihni tërë ceremoninë e varrimit të tij përmes fotove të realizuara nga fotografi i portalit./Arbresh.info

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale