Çerdhet në Kosovë pritet të hapen së shpejti

10:37 | 20 Maj 2020

Ende nuk ka vendim për hapjen e çerdheve në Kosovë. Ndonëse, çerdhet kanë pasur të hapen nga faza e dytë pra nga 18 maji një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Arbresh.info mëson se aktualisht në Ministrinë e Arsimit janë mbledhur drejtorët e drejtorive të komunave të Kosovës së bashku me ministren e Arsimit për të diskutuar kur do të filloj mësimi në Kosovë.

Ndër temat që janë duke u diskutuar është edhe hapja e çerdheve.

Pritet që ditëve në vazhdim të dalin me një vendim rreth kësaj çështje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara