Çekia i premton Kosovës përkrahje për vizat

15:57 | 15 Maj 2019

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim zëvendës -ambasadorin e Republikës Çeke, Dushan Kralik dhe Atasheun Policor pranë ambasadës çeke në Tiranë, Adriatik Shino.

Në këtë takim, Mustafa prezantoi të arriturat në fushën e sigurisë si dhe mbi punët që do të pasojnë në të ardhmen.

Gjithashtu, në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm policor ndërmjet dy vendeve, u diskutua lidhur me marrëveshjet e reja që do të forcojnë bashkëpunimin edhe më tutje si dhe për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.

Delegacioni i Çekisë premtoi angazhimin për Kosovën sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave si dhe lidhur me aplikimet e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara