Cakaj tregon qëndrimet e Qeverisë së Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi

23:46 | 29 Tetor 2019

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka theksuar si të rëndësishme nevojën e krijimit të një platforme të përbashkët me qeverinë e re të Kosovës për dialogun karshi Serbisë.

Ai ka zbuluar tri qëndrimet e Qeverisë së Shqipërisë për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“E para që Kosova duhet ta përcaktojë platformën e saj politike dhe Shqipëria do ta mbështet pa kushte. E dyta që Shqipëria konsideron që njohja e Kosovës nga ana e Serbisë është e domosdoshme për një marrëveshje të qëndrueshme. E treta ne konsiderojmë se një marrëveshje e tillë duhet të bëhet në bekimin e SHBA dhe BE.”, ka thënë Cakaj për RTV Ora në Shqipëri.

Ai ka thënë se nuk ka ardhur në këtë pozitë si rrjedhojë e një komploti për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe se as nuk e ka mbështetur dhe as nuk e ka udhëhequr ndonjë fushatë në shërbim të kësaj ideje.

“Unë nuk jam shërbëtor i kësaj ideje. Republika e Shqipërisë nuk mund të ketë qëndrim për dialogun Kosovë-Serbi duke anashkaluar Kosovën”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara