Cakaj: Thirrja nga Specialja për Veselin vetëm vazhdim i padrejtësive

19:23 | 7 Nëntor 2019

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Evropë, Gent Cakaj, ka thënë se lufta e UÇK-së është historikisht e drejtë.

“Thirrja për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë e Kadri Veselit është vetëm vazhdim i padrejtësive sistematike dhe qasjes së njëanshme ndaj UÇK-së dhe Kosovës në përgjithësi”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

“Kadri Veseli me shokë sot janë shumë më shumë se luftëtarë të lirisë: ata janë dëshmitarë të pastërtisë së kauzës për çlirimin e Kosovës!”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara