Bytyqi takon ambasadorin e Maqedonisë, diskutojnë mundësinë e njohjes së diplomave

17:09 | 13 Mars 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilia Strashevski, me të cilin ka biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Përmes një njoftimi në Facebook, Bytyqi gjithashtu ata kanë biseduar edhe për mundësitë e njohjes së diplomave.

Ky është statusi i plotë:

Sot, prita në takim ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilia Strashevski, me të cilin kam biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe temat e mundshme për diskutim në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Bashkëpunimi rajonal është në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim në të gjitha vendet e rajonit dhe MAShT është e hapur për bashkëpunim, sidomos me vendet fqinje.

Në mesin e temave që janë planifikuar të diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive është edhe njohja e diplomave mes dy shteteve dhe mundësitë e lehtësimit të procedurave për nostrifikimin e tyre, si dhe mobiliteti i studentëve, profesorëve, etj.

Ambasadori Strashevski theksoi se Maqedonia ka një bashkëpunim të mrë me Kosovën në fushën e arsimit, por ka hapësirë për thellimin e bashkëpunimit. Gjithashtu, përmendi faktin se tashmë është duke funksionuar edhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, ku Kosova mund të japë kontribut në zhvillimin e këtij Universiteti.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduam edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shkencës, në mënyrë që të të dy vendet të përfitojnë nga fondet e Bashkimit Evropian me projekte të përbashkëta.

Shpërndaje në rrjete sociale