Bytyqi: Bashkëpunimi me IOWA po fuqizohet çdo ditë

15:32 | 24 Shtatorë 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka prit në takim sot Brad Kinsinger nga Haëkey Community College, së bashku me studentët e klubit FFA të IOWA dhe nxënësit e profesor të shkollave të mesme të IOWA-s, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Bytyqi ka deklaruar se gjatë këtij takimi ka theksuar se vizitat e tilla dhe këmbimi i përvojave janë të dobishme dhe të mirë se ardhura kurdoherë.

“Sot prita në takim z. Brad Kinsinger nga Haëkey Community College, së bashku me studentët e klubit FFA të IOWA-s dhe nxënës e profesorë të shkollave të mesme të IOWA-s, të cilët këto ditë po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë, me fokus vizita nëpër shkollat e mesme të bujqësisë dhe disa ferma bujqësore.

Falënderova nxënësit dhe profesorët amerikanë për vizitën që po e realizojnë në Kosovë dhe theksova se vizitat e tilla dhe këmbimi i përvojave janë të dobishme dhe mirëseardhura kurdoherë.

Ne tashmë kemi marrëdhënie të mira bashkëpunimi me IOWA-n, sidomos pas nënshkrimit kohë më parë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kjo do të fuqizohet çdo ditë e më shumë me shkëmbimin e përvojave reciproke.

Edhe zhvillimi i bujqësisë në vendin tonë, sikurse në IOWA, është shumë i rëndësishëm, edhe pse ne ende nuk i kemi shkollat e mesme profesionale në nivelin e duhur dhe kjo duhet të përmirësohet gradualisht. Gjithsesi, interesimi i studentëve nga IOWA vetëm se na motivon që ta fuqizojmë akoma më shumë zhvillimin e arsimit profesional në Kosovë.

FFA është një organizatë dinamike e të rinjve që ndryshon jetën dhe përgatitë anëtarët për udhëheqje, rritje personale dhe suksesin e karrierës nëpërmjet edukimit bujqësor”, ka shkruar Bytyqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara