Buxheti në procedim, kërkohet që mjetet e shkurtit të ndahen me buxhetin e vitit 2018

12:31 | 11 Janar 2019

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e propozim vendimit për ti propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019 të përcaktuara me ligjin numr 06/L-020 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Haradinaj ka thënë se buxheti është në procedim por deputetët janë në pushim.

“Procesi për miratim është i rregullt por i kemi deputetët në pushim dhe nuk e kemi ndërmend të hyjmë në orarin e kuvendit”, ka thënë ai.

Ministri Hamza ka kërkuar që të aprovohet ky propozim.

“Bazuar në faktin që ligji për ndarje buxhetore për 2019 është në proceduë, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta aprovoj këtë propozim”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara