Buxheti i Federatës së Hendbollit shkon në 300 mijë euro

14:50 | 20 Dhjetor 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se buxheti i Federatës së Hendbollit të Kosovës gjatë 2019-en do të shkoj në 300 mijë euro.

“Buxheti me rregulloren e re do të shkojë deri në 300 mije euro në këtë federatë. Synimi i qeverisë është që të rritë përkrahjen në subvencione në sport. Po ashtu duhet të them se ligji për sponsorizim në vitin e ri do të funksionojë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar gjithashtu se sporti në Kosovë është në gjendje të vështirë, raporton Arbresh.info.

“Me qenë sportist në Kosovë është shumë vështirë, megjithatë shumë sportistë kanë arritur majet në sportin ndërkombëtar dhe i uroj FHK te ketë shumë suksese në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se 2018-ta ka qenë kthesë për sportistët kosovarë.

“Vitin 2018 ka qenë kthesë në të gjithë sportet e Kosovës, dhe unë vetëm dua të ri konfirmoje ato që i tha kryeministri dhe është fat sepse kemi ngritur të gjitha financat e te gjitha federatave dhe i uroj sukses klubit kosovar, Istogut, i cili është në 1/16 në garat ndërkombëtare. Urime dhe shumë suksese”, ka thënë ai.

E kryetari i FHK-së, Eugen Sahatqiu i dhuroi një mirënjohje ministrisë së Kulturës dhe Rinis, Sportit, për kontributin dhe marrëdhëniet shumë vjeçare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara