Bujqit protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë takim me Mustafën

12:28 | 27 Tetor 2020

Një numër i bujqve nga rajone të ndryshme të Kosovës të mbështetur nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, po protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë. Mirëpo protestuesit nuk po i bëjnë të ditura kërkesat e tyre pa prezencën e Ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa.

Kryetar i Federatës Sindikale të Bujqësisë, Tahir Tahiri, ka thënë se po kërkojnë takim urgjent me ministrin Mustafa dhe se kërkesat e tyre nuk do të bëhet të ditura nëse ky i fundit nuk del në takim.

Derisa para protestuesve doli Zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani, i cili njoftoi protestuesit që ministri Mustafa i pret brenda në takim. Por që këta të fundit vazhdojnë të kërkojnë që ministri të dalë para gjithë protestuesve dhe jo që vetëm përfaqësuesit të futen në takim.

Lajmet më të lexuara