Brovina për gjykimin ndaj deputetëve të VV-së: Ky gjykim po merr ngjyrë politike

11:53 | 1 Dhjetor 2017

Pas përfundimit të deshmisë së saj dhe përgjigjes në pyetjet e të akuzuarit sot në seancën kundër deputetëve të Vetëvendosjes, Flora Brovina tha se i vjen keq për këtë që ka ndodhur. 

‘Dua të theksoj edhe një herë se gazi lotësjellës nuk është përdorur vetëm kundër një subjekti politik, as kundër ndonjë personi, por aty kanë pësuar të gjithë të pranishmit.  Më vjen keq që në këtë sallë janë koleget e mija nëna, dhe ky gjykim po merr ngjyrë politike’, përfundoi Brovina.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli janë të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara