Britania ka shkelur detyrimet e saj ndaj traktateve të BE-së, ndërmerren masa juridik ndaj saj

23:33 | 14 Nëntor 2019

Komisioni Europian po fillon procedurat e shkeljes kundër Britanisë së Madhe për dështimin e emërimit të një kandidati për komisioner në BE.

“Londra ka shkelur detyrimet e saj ndaj traktateve të Bashkimit Europian dhe tani ka afat deri të premten e ardhshme, 22 nëntor, të përgjigjet”, deklaroi sot ekzekutivi i BE-së.

“Afati i shkurtër është i nevojshëm për të lejuar presidenten e zgjedhur të komisionit Ursula von der Leyen, të marrë detyrën sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Komisioni në një deklaratë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara