BQK-ja dhe MASh-i me marrëveshje, në shkolla do të mësohet rreth edukimit financiar

10:38 | 29 Shtator 2020

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) dhe Fondit Evropian për Evropën Juglindore në Kosovë, kanë nënshkruar marrëveshjen për përfshirjen e edukimit financiar në korrikullën shkollore.

Po ashtu është bërë edhe shpalosja e koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e klasave 1-5 të arsimit fillor shkollore, transmeton Arbresh.info.

Guvernatori BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se përmes këtij programi synojnë të rrisë edukimin financiar te publiku.

“Edukimi financiar është prioritet i joni. Sa më të edukuar dhe njohurive me të mëdha nga qytetarët rreth edukimit financiar qytetarët do kenë mundësi më të madhe për rregullimin e mirëqenies së tyre”.

Ai duke folur për ekzemplarin e librave, ku tha se ato të ofrojnë njohuri bazike për fëmijët rreth edukimit financiar.

Librat sipas tij, këto libra janë të qasshme edhe për fëmijët që kanë probleme me të pamurit. Ai tha se librat do të shpërndahen në mënyrë fizike.

Ministri i Arsimit dhe Shekncës, Ramë Likaj, u shpreh se librat janë të përgatitura për moshën adekuate të fëmijëve. Likaj tha se librat do të shpërndahen për nxënësit falas, raporton EO.

Ai shprehu bindjen se edukimi financiar do të jetë së shpejti pjesë e korrikulës se arsimit në Kosovë.

Përfaqësuesi i Fondit Evropian për Evropën Juglindore Christoph Tiskenes, tha se është i lumtur që u nënshkrua kjo marrëveshjen si dhe vlerësoi gatishmërinë e ministrisë së Arsimit.

“Kjo tregon vlerën që Ministria i kushton edukimit financiar si mjet themelor për sukses në të ardhmen”.

“EFSE qëndron se bashku me partneret si BQK dhe MASh për të bëre ndryshim pozitiv për sipërmarrësit e sotëm dhe për brezin e ardhshëm të qytetarëve”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara