Botohet libri “Princi në Hije”, dedikuar njërit nga atdhetarët e familjes Gërvalla

14:31 | 26 Shkurt 2020

“Princi në Hije”, i autorit Qemal Aliut, është libri i botuar së fundi për njërin nga atdhetarët e familjes Gërvalla.

Tek ky libër rrëfehet jeta profesionale dhe atdhetare e Idriz Gërvallajt.

Ai ishte me profesion gjyqtar në gjykatat e Dukagjinit, por jashtëzakonisht aktiv në jetën politike në hapësirat e kësaj ane.

Idriz Gërvalla, po ashtu ka qenë i përndjekur politik, bashkëmoshatar dhe i një trungu familjar me heroin Jusuf Gërvalla. Ai madje ishte i lidhur me Lëvizjen Kombëtare para Jusufit.

Mësohet se Idriz Gërvalla e kishte ndihmuar dhe udhëzuar Jusufin në hapat e parë të lidhjeve dhe lëvizjeve kombëtare tw atwhershme.

Idrizi e kishte njoftuar Jusufin me protagonistë të Lëvizjes së asaj kohe, por kurrë nuk u imponua me protagonizëm.

Gjatë gjithë jetës së tij ai kishte jetuar dhe bashkëvepruar me veteranët e atdhetarizmit duke filluar prej Adem Demaqit, Metush Krasniqit, Mulla Ramë Govorit, Ismail Dumoshit, Ahmet Haxhiut, Ali Aliut-Preshevës, Azem Beqirit, Isa Demës, Sabri Novosellës e shumë të tjerë.

 

Lajmet më të lexuara