Bosnja pritet të diskutojë njohjen e Kosovës

07:46 | 17 Shtator 2020

Bosnja e Hercegovina ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Sot në kreqytetin e saj, në Sarajevë pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës nga Tel Avivi në Jerusalem.

BeH nuk e ka njohur ende Kosovën shtet për shkak të kundërshtimeve të serbëve që janë pjesë e federatës boshnjake.

Po ashtu, bëjmë të ditur se sot në Bruksel do të jetë takimi i radhës ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe me ndërmjetësimin e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak.

Ky i fundit ka thënë se në takimin e sotëm temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë rënë dakord që ekipi negociator të ndjekë këto tema.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara