Bordi i Trepçës politik? Flet ministri Lluka

08:48 | 8 Prill 2018 | Vlora Selimi

Ditë më parë është krijuar Bordi Mbikëqyrës për gjigantin metalurgjik “Trepça”, mirëpo u përfol shumë se anëtarët e përzgjedhur vinë nga radhët e partive politike.

Por kjo për Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka nuk duket të jetë  problem përderisa këta persona mund të ndihmojnë që të kthejnë dinjitetin e  Trepçës që ka pasur dikur.

Lluka në një intervistë dhënë portalit Arbresh.info, thotë së nuk ka qenë i inkuadruar në përzgjedhjen e anëtarëve  të bordit, por thekson se është i angazhuar që  gjiganti metalurgjik Trepça të dalë nga kjo gjendje.

“Si ministër nuk inkuadrohem në mënyra direkte për përzgjedhjen e bordeve dhe përfshirjen e tyre politike më herët, sepse ata janë përzgjedh nga komisioni përkatës dhe unë nuk inkuadrohem. Për ne është me rëndësi që të fillojë funksionalizimi siç duhet i Trepçës dhe besoj që ky bord di se si duhet të zhvillojë Trepçën”, ka thënë Lluka për Arbresh.info.

Ndërsa lidhur me emërimin e tre anëtarët e minoriteteve për anëtarë të bordit do të bëhet ditëve në vazhdim.

Ai shton së drejtori Ahmet Tmava nuk ka dhënë dorëheqje, por i ka skaduar afati për të qenë në krye të menaxhimit të Trepçës./V.Selimi

Ndiqeni të plotë intervistën:

Shpërndaje në rrjete sociale