Bora e parë zbardh Brezovicën

11:50 | 22 Nëntor 2020

Rënia e temperaturave në Kosovë, ka sjell reshje bore në disa vise malore.

Arbresh.info ka siguruar foto dhe video nga Brezovica, e cila është zbukuruar nga reshjet e borës.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (HIK) ka bërë të ditur se temperaturat minimale në vendin tonë sot do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius.

Maksimalja e ditës parashihet të lëvizë ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Po ashtu, bëhet e ditur se do të fryej erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.

“Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s”, njofton IHK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara