Bllokohet një pjesë e rrugës ‘Bill Clinton’, shkas një valixhe e dyshimtë

12:19 | 21 Shtator 2020

Një valixhe e dyshimtë ndodhet në rrugën ‘Bill Clitnon’ në lagjen Dardania.

Në një përgjigje për arbresh.info,  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në ora 10:30 kanë pranuar një informacion për një valixhe të dyshimtë në këtë rrugë.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë Ahmeti për arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara