Blerim Kuçi e pranon se ka mosmarrëveshje në qeverinë Hoti, por thotë se janë të vogla

21:18 | 18 Tetor 2020

Ditë më parë dolën në pah përplasjet që janë në qeverinë Hoti, ku ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, ka lëshuar mbledhjen e 34-të të kabinetit të Qeverisë, pasi nga rendi i ditës u hoq një pikë e propozuar nga kjo ministri.

I pyetur për këtë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në REPORTERI/INTERVISTA e ka pranuar se ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit, por ka thënë se janë të vogla.

“Çdo qeveri ka ngapak edhe mosmarrëveshje, por në këtë qeveri janë të vogla. Kur nuk mund të rregullohen çështjet e vogla, ato bëhen të mëdha, por besoj që kryeministri e ka vullnetin me i rregullu me partnerët raportet dhe është duke i rregulluar ato raporte”, ka deklaruar Kuçi.

Ai ka thënë se për të problemet janë tejet minore.

“Nuk po pres që me thënë nuk ka problem, por për mua problemet janë tejet minore, kurse në kuptimin e votave është diçka tjetër”, ka thënë Kuçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara