Bitcoin shënon rritje 20 për qind pas një blerjeje të madhe misterioze

21:29 | 3 Prill 2019

Valuta digjitale Bitcoin arriti një rritje prej 20 për qind në treg, duke tejkaluar shifrën 5.000 dollarë për herë të parë që nga mesi i nëntorit.

Monedha popullore u stabilizua në rreth 4,900 dollarë, që është 16% më e lartë se prilli i kaluar, shkruan Reuters.

Bitcoin arriti vlerën rreth 20.000 dollarë në fund të vitit 2017, por gjatë vitit të kaluar përjetoi një kolaps.

Rritja e fundit e Bitcoin vjen pas një blerje misterioze në vlerë 100 milionë dollarë, e kryer përmes shkëmbimores Coinbase dhe Kraken nga SHBA, si dhe Bitstamp nga Luksemburgu.

Analistët nuk ishin në gjendje të shpjegonin motivin prapa kësaj blerje misterioze të Bitcoin. /kp/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara