BIK-u nuk i jep leje ndërtimi xhamisë 200 mijë euroshe, dyshime në financim

11:12 | 12 Shtator 2020 | Elmedina Ballazhi

Arkitekturë moderne, që financuesve pritet t’i kushtojë deri në 200 mijë euro, por nuk dihet me saktësi se kush ka ndarë gjithë këtë buxhet.

Jo shumë larg nga xhamia e fshatit Mazgit të Obiliqit, po ndërtohet edhe një xhami tjetër.

Por, ata që po e ndërtojnë këtë të renë, punimet e së cilës kanë filluar që nga viti 2018, nuk po arrijnë të sigurojnë një leje nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Për financimin e saj janë kujdesur shtetet islamike, përmes banorëve  Xhemshir e Faton Raçi.

Në storie flasin edhe banorët rreth kësaj xhamie.

Portali arbresh.info, ka kontaktuar me Ahmet Sadriun, zëdhënës në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), në lidhje me ndërtimin e kësaj xhamie.

“Mundeni të komunikoni me Këshillin e Bashkësisë Islame në Obiliq, ata munden të ju japin sqarim dhe informata për ndërtimin e saj”, ka thënë Sadriu.

Por, Irfan Hashani, sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, në Komunën e Obiliqit, nuk i është përgjigjur interesimit të portalit arbresh.info në lidhje me lejen e ndërtimit.

Portali arbresh.info merr vesh nga burime brenda BIK-ut se kjo xhami është duke u ndërtuar pa lejen e tyre./arbresh.info/Elmedina Ballazhi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara